Shkurt.ch

Sallonet për rrezitje të rrezikshme për shëndetin

Qeveria e Zvicrës thotë se të miturve duhet t’u ndalohet përdorimi i salloneve për rrezitje, për shkak të rrezikut afatgjatë që rrezatimi nga shtresat ultravjollcë mund të shkaktojë kancer të lëkurës.

Këshilli federal shtatë anëtarësh mori vendimin të mërkurën, pasi hapi një konsultim rreth masave që synonin mbrojtjen e popullatës nga ekspozimi ndaj rrezeve të rrezikshme dhe zhurmave të mëdha, përcjell albinfo.ch.

Propozime të tjera përfshinin kufijtë e përdorimit të lazerave në trajtimet kozmetike dhe rregulla të reja në lidhje me përdorimin e amplifikatorëve elektronikë gjatë demonstrimeve, siç kërkohet nga organizatorët e protestave për të siguruar mbrojtjen e veshëve nëse zhurmat tejkalojnë mesatarisht 93 decibel.