Kultura

“Salvador Mundi” e Da Vinçit ekspozohet në Hong-Kong

Vepra e mjeshtrit italian pritet të shitet për 100 milionë dollarë kur të dalë në ankand më 15 nëntor në shtëpinë e ankandeve Christie’s

Një pikturë e Leonardo da Vinçit, e cila do të dalë në ankand dhe e cila është në mesin se 20 pikturave të tij, është duke shkaktuar eufori të madhe në botë, derisa para ankandit po bën turne nëpër tri qytete botërore.

Vepra e mjeshtrit italian pritet të shitet për 100 milionë dollarë kur të dalë në ankand më 15 nëntor në shtëpinë e ankandeve Christie’s.


Piktura për herë të parë ishte regjistruar në pronësi të mbretit Charles I dhe që nga viti 1763 konsiderohej e zhdukur deri në gjetjen e saj në vitin 1900. Kjo pikturë ishte ripikturuar dhe autenticiteti i saj pothuajse u harrua. Në vitin 1958 u ble nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s dhe iu shit një koleksionuesi amerikan për më pak se 60 dollarë, derisa u rishfaq prapë në vitin 2005, kur u ble nga shteti amerikan.

Vetëm në vitin 2007 u rizbulua autorësia e Leonardos, pohon Christie’. Salvator Mundi do të shitet në Nju-Jork derisa paraprakisht po ekspozohet në Hong-Kong, Londër dhe San Francisko.

Çmimin rekord në ankand deri më tash e mbante Pablo Picasso për një pikturë të tij nga viti 1955, e cila u shit për 179 milionë dollarë.