Sport

Sami Morina, shqiptari i vetëm që përfundoi një garë të triatlonit në Zvicër

“Jam krenar si shqiptar që jam pjesë e këtij sporti. E kam theksuar edhe më parë që jam shqiptari i vetëm që ka marrë pjesë në këtë sport triatlon. Shpresoj që në të ardhmen do të më bashkëngjiten edhe shumë të tjerë”, deklaroi Sami Morina

Garuesi shqiptar, Sami Morina me sukses ka përfunduar garën ‘IRONMAN 70.3’ në Rapperswil Jona, ku arriti një rezultat mjaft të mirë, shkruan albinfo.ch.

Ai theksoi se me sukses përfundoi garën. “Me sukses e kam përfunduar garën. Këtë tre garësh, që përfshin not, biçikletë dhe Gjysmëmaratonë e kam përfunduar për 4:52 orë”, deklaroi Morina në fillim për Albinfo.ch.

Ai është shprehur krenar për suksesin që arriti. “Jam krenar si shqiptar që jam pjesë e këtij sporti. E kam theksuar edhe më parë që jam shqiptari i vetëm që ka marrë pjesë në këtë sport triatlon. Shpresoj që në të ardhmen do të më bashkëngjiten edhe shumë të tjerë”, theksoi tutje ai.

Morina kishte përkrahje edhe nga zviceranët. “Në pjesëmarrje nuk vërejta asnjë shqiptar tjetër përveç familjes time, që më mbështesin në çdo garë dhe më japin forcë, por kishte edhe shumë të pranishëm tjerë, sidomos zviceranë që më kanë përkrahur shumë dhe i falënderoj përzemërsisht për përkrahjen që më kanë dhënë”, përfundoi Sami Morina.