Kultura

Samir Alic: Humoristi i njohur thyen këmbën para spektaklit

Samir Alic, me prejardhje boshnjake, anulon spektaklin e tij me 14 tetor

Ai vjen nga Bosnjë e Hercegovina dhe jeton në Lozanë, ndërsa opinioni publik shpeshherë e krahason me humoristin e famshëm Djamel, prandaj edhe thirret Djameli i Ballkanit. Me një talent të padiskutueshëm, Samir Aliq parapëlqen të luajë me klishetë e vendeve, qoftë me vendlindjen (Bosnjën), qoftë me vendin pritës (Zvicrën).

Për fat të keq, për shkak të thyerjes së këmbës, humoristi i Zvicrës frankofone është detyruar të anulojë spektaklin e tij të parashikuar për 14 tetor.

Megjithatë Samir Alic, në mënyrë optimiste ka informuar publikun e tij se paraqitja e këtij spektakli është shtyrë dhe do të mbahet më 15 dhjetor. Të gjithë ata që i kanë blerë biletat tashmë mund t’i përdorin më 15 dhjetor ose të kërkojnë kthimin e parave të tyre deri më 31 tetor pranë Teatrit l’Octogone në Pully.