Sport

Sampdoria kërkon futbollistin shqiptar të Luzernit

Më herët ishte Lazio skuadra e interesuar për Kryeziun, derisa tani ai po pëlqehet edhe nga Sampdoria, raportojnë mediat italiane

Skuadra italiane, Sampdoria është vënë pas mesfushorit shqiptar të Luzernit, Hekuran Kryeziu, shkruan albinfo.ch.

Më herët ishte Lazio skuadra e interesuar për Kryeziun, derisa tani ai po pëlqehet edhe nga Sampdoria, raportojnë mediat italiane.

Kryeziu është një nga futbollistët më të mirë të Luzernit, kurse në verë i përfundon kontrata dhe mund të largohet me parametra zero.

Mesfushori është pjesë e Kosovës, duke qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar, derisa llogaritet si një lojtar, që ka të ardhme të ndritur.

24-vjeçari më herët është kërkuar nga skuadra tjera evropiane, derisa mbetet të shihet se në cilën skuadër do të vazhdojë karrierën e tij.