Autotech

Samsung Galaxy S9 konfirmohet për lansim në muajin e ardhshëm

Ka pasur shumë spekulime se kur do të lansohet Samsung Galaxy S9, por tani ka ardhur edhe njoftimi zyrtar.

Sipas DJ Koh, presidentit të biznesit për mobilë nga Samsungu, pajisja më e re do të zyrtarizohet në Kongresin “Mobile World 2018” që mbahet në muajin e ardhshëm, në shkurt, transmeton Albinfo.ch.

Nga gjenerata e re e telefonave të linjës Galaxy S priten dizajne të reja me ndryshimin më të madh në kamerë dhe skanerin e për gishta.

Galaxy S9 do të mbajë ekranin 5.6 inç, ndërsa Galaxy S9 Plus do të vijë me ekran me madhësi 6.2 inç.

Procesori më i ri i Qualcommit, Snapdragon 845, pritet të forcojë linjën e re të telefonave. Priten 4 gigabajt RAM ose 6, ndërsa hapësira e brendshme pritet të jetë 512GB.