Autotech

Samsung Galaxy S9 me veçori interesante të kamerës

Sipas raportimeve të fundit, pajisja po punon në një veçori speciale të incizimit të ngadalshëm te telefoni i ri

Teksa jemi pak më shumë se dy javë para lansimit të pajisjes së re të Samsungut, Galaxy S9, kanë nisur të shtohen spekulimet për të.

Galaxy S9 pritet të ketë dizajnin e njëjtë si të paraardhësit, por do të ketë kamerë më të përforcuar.

Sipas raportimeve të fundit, pajisja po punon në një veçori speciale të incizimit të ngadalshëm te telefoni i ri, transmeton Albinfo.ch.

Ai pritet të ketë disa versione të xhirimeve të ngadalshme, shkruan “SamMobile”.

Samsungu do të lansojë telefonin në fund të muajit shkurt në MWC.