Autotech

Samsungu konfirmon edhe datën e lansimit të Galaxy S9

Samsungu zyrtarisht ka caktuar 25 shkurtin si data kur do të lansojë telefonin e ri të madh, të njohur si Galaxy S9.

Tashmë dihej se gjiganti teknologjik do të prezantojë telefonin e ri në Mobile World Congress muajin e ardhshëm në Barcelonë, por nuk dihej data e saktë e shpalosjes së tij.

Në ftesën e Samsungut dërguar të tjerëve për pjesëmarrje në këtë ngjarje shihet një numër 9 i fshehur, ndërsa shkruan “Kamera. E riimagjinuar”.

Galaxy S9 dhe S9 plus pritet të vijnë me ekrane të fuqishme, e procesor Qualcom Snapdragon 845 si dhe kamerë të dyfishtë.

Padyshim që gjenerata e re do të luftojë direkt me iPhone X të vitit të shkuar të Apple.