Autotech

Samsungu sjell laptopët e rinj

Modelet e serisë Notebook 9 2018 peshojnë vetëm 1.29 kilogramë, dhe kanë gjeneratën më të re të procesorit Intel Core i7

Samsungu ka përditësuar serinë e laptopëve Notebook 9.

Modelet e serisë Notebook 9 2018 nuk duken shumë më ndryshe se gjenerata e vitit të shkuar dhe peshojnë vetëm 1.29 kilogramë, por kanë gjeneratën më të re të procesorit Intel Core i7 dhe kanë bateri më të mëdha.

Seria e re e Samsungut vjen në versionet me ekrane 13.3-inç dhe 15-inç. Përpos tyre kompania ka sjellë edhe një version që paloset Notbeook 9 Pen 2-në-1, i cili vjen me një laps digjital kur kthehet në versionin si tablet. Notebook 9 Pen peshon vetëm 995 gramë dhe vjen me 16 gigabajt RAM dhe 512 gigabajt hapësirë SSD, transmeton Albinfo.ch.

Edhe versionet Notebook 9 2018 kanë 16GB RAM, por kanë nga 1TB SSD. Sipas Samsungut, të dy laptopët kanë bateri më të mëdha dhe “më të fuqishmen ndonjëherë”.

Të dy pajisjet do të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm. Samsungu nuk ka përmendur çmime, por versioni 15-inçësh i vitit të kaluar ka kushtuar 1400 dollarë në kohën e lansimit.