Kosova

SBASHK: Nxënësit të mos shkojnë të mërkurën në orën e parë

"Këtë apel e bëjmë për hir të sigurisë së nxënësve tanë, ngase mësimdhënësit janë në grevë dhe nxënësit në oborre do të sfidohen nga ndonjë zënkë a rrezik tjetër”, thuhet në apelin e SBASHK-ut

Nxënësve u është kërkuar të mos shkojnë në orën e parë të mësimit të mërkurën. Kërkesën e ka bërë Sindikata e Bashkuar e Arsimit  Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, e cila në këtë mënyrë, kërkon nga qeveria respektimin e marrëveshjes së nënshkruar gjatë fushatës në qershor të vitit 2017.

“Nëse gjendja nuk ndryshon, atëherë ju lusim që edhe të martën, më 20 shkurt, nxënësit të mos jenë në shkolla në dy orët e para të të dyja ndërrimeve, por të shkojnë me kohë për ta nisur mësimin në orën e tretë. Këtë apel e bëjmë për hir të sigurisë së nxënësve tanë, ngase mësimdhënësit janë në grevë dhe nxënësit në oborre do të sfidohen nga ndonjë zënkë a rrezik tjetër”, thuhet në apelin e SBASHK-ut.

Por kundër kanë dalë prindërit të cilët thonë se fëmijët e tyre po keqpërdoren.