Shkurt.ch

SBB/CFF ul çmimet e biletave të trenit për udhëtime jashtë vendit

Rezervimet e biletave të trenin do të jenë më të lira në faqet e internetit të SBB/CFF në Zvicër sesa të operatorëve hekurudhorë shtetërorë në Gjermani, Francë, Itali dhe Austri.

Tani Ndërmarrja Federale e Hekurudhave të Zvicrës (SBB/CFF) dëshiron të ofrojë oferta po aq të favorshme sikur hekurudhat partnere në vendet fqinje.

Përveç kësaj, kërkimi për udhëtimin më të mirë do të jetë më i lehtë në të ardhmen. Në këtë mënyrë, platforma do të kërkojë tarifën më të mirë për disa ditë.

SBB/CFF dëshiron të forcojë pozitën e saj ndaj linjave ajrore me kosto të ulët dhe autobusë të distancave të gjata me sistemin e ri. Linjat ajrore me kosto të ulët dhe autobusët në distanca të gjata mbështeten pothuajse ekskluzivisht në shitjet online dhe mobile në udhëtimet ndërkombëtare. “Nëse hekurudha nuk dëshiron t’i humbë udhëtarët apo edhe të fitojë udhëtarë të rinj, një shitje e thjeshtë dhe e lehtë në internet është e domosdoshme”, shkruan SBB, përcjell albinfo.ch.