Shkurt.ch

Schneider-Ammann takoi Ivanka Trump

Ai u takua në Uashington me ministrat e qeverisë dhe me Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan. Lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të “mësuarit zviceran" janë biseduar, ndër të tjera

Në fazën e fundit të udhëtimit të tij veror, Këshilltari Federal është munduar të përforcojë marrëdhëniet ekonomike mes Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara.

Schneider-Ammann ka përfunduar vizitën e tij të martën në Shtetet e Bashkuara.

Ai u takua në Uashington me ministrat e qeverisë dhe me Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan. Lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të “mësuarit zviceran” janë biseduar, ndër të tjera.

Qeveria amerikane, veçanërisht presidenti Trump, njeh pikat e forta ekonomike të Zvicrës, gjë që hap dyert dhe mundëson diskutime interesante në mes të partnerëve, tha Schneider-Ammann për mediat në Uashington.

Rritja e fortë në tregti dhe investime, krijimi i rëndësishëm i vendeve të punës për kompanitë zvicerane dhe niveli i lartë i shpenzimeve në hulumtimet në Shtetet e Bashkuara u diskutuan me Sekretarin e Tregtisë, Wilbur Ross. Kompanitë zvicerane kanë krijuar afro  500.000 vende pune në Shtetet e Bashkuara.

Këshilltari Federal i shpjegoi  Wilbur Ross-it se ekonomia zvicerane është e bazuar në një filozofi, duke përfshirë tregjet e hapura dhe dypalëshe të tregtisë së lirë.

“Z. Ross më dha përshtypjen se i vlerëson lart këto parime”.

Një marrëveshje e tregtisë së lirë mes dy vendeve u ndërpre në vitin 2006. Para se të rikthehet, Zvicra duhet të bëjë detyrat e shtëpisë, tha ministri i Ekonomisë zvicerane.

 Shkollimi

Me Sekretarin e Arsimit, Betsy Devos, me Sekretarin e Punës, Alexander Acosta si dhe me këshilltaren dhe vajzën e presidentit, Ivanka Trump, Johann Schneider-Ammann ka biseduar rreth trajnimeve. Të dy vendet kanë nënshkruar në vitin 2015 një deklaratë bashkëpunimi në fushën e të mësuarit.
Pas takimit, Schneider-Ammann ka thënë se ishte “i impresionuar” me aftësitë e Ivanka Trump për sistemet e të mësuarit. Ai ftoi tre ministrat dhe Ivanka Trump në Zvicër, për të vazhduar shkëmbimin. Asnjë datë nuk është caktuar ende. “Por, ne e dimë që asaj i pëlqen skijimi, kështu që kjo jep një tregues të sezonit”, tha Këshilltari Federal.