Lifestyle

Schwarzenegger i del në mbrojtje Dushkut si viktimë e abuzimit seksual

Aktori ka reaguar në rrjetin social Twitter duke theksuar faktin se Eliza është një vajzë dhe aktore e mrekullueshme dhe se është i shokuar nga ajo çfarë i ka ndodhur

Pak ditë pasi aktorja me famë botërore, Eliza Dushku, tregoi se ishte abuzuar seksualisht në moshën 12-vjeçare në Hollywood, ka marrë përkrahjen nga ylli Arnold Schwarzenegger.

Aktori ka reaguar në rrjetin social Twitter duke theksuar faktin se Eliza është një vajzë dhe aktore e mrekullueshme dhe se është i shokuar nga ajo çfarë i ka ndodhur.

Gjithashtu Schwarzenegger tha se ndihet krenar për guximin e saj për të rrëfyer këtë të vërtetë të hidhur.

Që në momentin që aktorja shqiptare ngriti akuzat ndaj koordinatorit të dublantëve, Joel Kramer, se ka abuzuar me të, edhe dy gra të tjera e kanë akuzuar atë, gjë që Kramer i ka mohuar.

https://twitter.com/Schwarzenegger/status/953087244629303296