Bota

Së paku dy të vrarë nga pengmarrja në Francë: dyshohet për akt terrorist

Agjencia e Lajmeve e Francës AFP ka njoftuar se pengmarrësi është thirrur në emrin e Ushtrisë Terroriste ISIS

Në një supermarket në qytetin qytetin Trèbes, afër qytetit  Carcassonne të jugur të Francës në këto momente është duke ndodhur një pengmarrje. Shumëçka rreth rastit ende nuk është krejtësisht e qartë por sipas shumë raportimeve mediale, nga dhuna e ushtruar aty tashmë kanë humbur jetën dy persona, transmeton albinfo.ch.

Agjencia e Lajmeve e Francës AFP ka njoftuar se pengmarrësi është thirrur në emrin e Ushtrisë Terroriste ISIS.

Kryebashkiaku i qytetit Trebes ka bërë të ditur për televizionin BFM se personi në fjalë ndodhet në supermarket së bashku me një polic.

Pengmarrësi është barrikaduar sot rreth orës 11 në një supermarket të rrjetit “Super U”. Njësitet speciale tashmüë janë në vendin e ngjarjes ndërsa shkuarjen atje e ka paralajmëruar edhe ministri i brenshëm i Francës.