Bota

Seehofer nuk i bindet kancelares Merkel për refugjatët

Në veçanti kryeministri bavarez nuk po mund të pajtohet me sloganin e kancelares “Ne ia dalim”, i cili i referohet qasjes gjermane ndaj refugjatëve. “Unë, edhe me dëshirën më të madhe, nuk mund ta bëj timen këtë fjali” ka thënë Seehofer

Kryeministri i landit (republikës) të Bavarisë, njëherësh kryetar i partisë CSU në nivel të Gjeremanisë., Horst Seehofer është në koalicion me CDU-në e kancelares Angela Merkel. Por, ai megjithatë nuk do t`ia dijë për politikën sipas tij “të butë” që kancelarja po udhëheq në raport me refugjatët.

Në veçanti pas atentateve të fundit në Gjermani, Seehofer ka ngritur vazhdimisht krye kundër politikës së kancelares Merkel në lidhje me refugjatët, transmeton albinfo.ch mediat gjermane që merren me përçarjen Merkel-Seehofer.

Në veçanti kryeministri bavarez nuk po mund të pajtohet me sloganin e kancelares “Ne ia dalim”, i cili i referohet qasjes gjermane ndaj refugjatëve. “Unë, edhe me dëshirën më të madhe, nuk mund ta bëj timen këtë fjali” ka thënë Seehofer në përmbyllje të takimit të Qeverisë së Bavarisë. Ai thotë se problemi me refugjatët është tepër i rëndë që të mund të thuhet një fjali e tillë thjeshtëzuese.

Në numrin e madh të migrantëve ai sheh një rrezik për sigurinë në Gjermani. Ndërsa kufizimi i numrit të atyre që vijnë është po ashtu një parakusht për integrimin e atyre refugjatëve që kanë të drejtë legjitime për të kërkuar azil në Gjermani.