Sport
Seferi do të kërkojë fitoren përballë Furyt
Sefer Seferi që ka shënuar 23 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë
Boksierin shqiptar Sefer Seferi e pret meçi më i rëndësishëm në karrierën e tij dhe njëkohësisht më i vështiri përballë Tyson Fury më 9 qershor në Angli.
Duhet theksuar se britaniku numëron 25 fitore dhe asnjë humbje si profesionist, statistika që tregojnë për karrierën e tij, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Seferi, nuk ndihet i frikësuar, dhe shumë u motivuar për këtë ndeshje. “Të boksosh në këtë nivel nuk është rastësi. Rruga deri këtu ka qenë e gjatë, me shumë vështirësi, punë e palodhshme, e cila për 26 vite kam ditur të sjellë çdo herë suksese”, thotë në faqen e tij zyrtare ne “Facebook” boksieri 39-vjeçar Sefer Seferi.
Boksieri kuqezi shpreson te fitorja, duke deklaruar se është gati për këtë sfidë: “Gjithmonë i uritur për fitore të reja. Kjo rrugë do të vazhdojë edhe pas ndeshjes me Fury”, deklaron boksieri Seferi.
Seferi që ka shënuar 23 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë.
E-Diaspora
-
Shqipja flitet më shumë në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen Gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të popullatizuara në Zvicër. Shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në...
-
Nagavci: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë ka vlerë jashtëzakonisht të madhe
-
Gërvalla takon mërgatën në Stuttgart, i fton të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë
Jeta në Zvicër
-
Studimi më i madh rreth kanabisit në Zvicër fillon në Cyrih Në kantonin e Cyrihut, 7500 njerëz do të marrin pjesë në një studim mbi përdorimin e...
-
A mund t’ia dilni pa pasur veturë në Zvicër?
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Vdes në moshën 81-vjeçare Roger Pfund, ilustruesi i pasaportës zvicerane
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë