Sport

Seferi triumfon në Hamburg

Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka fituar një meç shumë të rëndësishëm në fund të vitit 2017, shkruan albinfo.ch.

Ai mbylli me fitore vitin 2017, duke e mposhtur gjeorgjianin Gogita Gorgiladzen.

Seferi ka fituar pas tetë rundesh, në të cilat dominoi plotësisht. Meçi u mbajt në Hamburg të Gjermanisë, ku Seferi kishte përkrahje si gjithmonë nga shqiptarët dhe i gëzoi ata me një fitore mjaft të rëndësishme.

Ky ishte meçi i fundit për këtë vit për boksierin kuqezi, i cili nuk dorëzohet asnjëherë.