Uncategorized

Seferovic: Kundër Shqipërisë ishte një çikë më vështirë sesa kundër Serbisë

Kundërshtari im mund të jetë edhe Mali i Zi ose Kosova. Unë luaj futboll, dua të shënoj gola, të fitoj lojën. Aspekti politik, e cila futet nga jashtë, nuk më intereson fare, tha Seferovic.

Lojtari i kombëtares helvete Haris Seferovic ka kryer një intervistë për “Luzerner Zeitung” ku ka folur për ndeshjen e radhës kundër Serbisë dhe krahasimin me atë kundër Shqipërisë. Ai thotë se e kaluara nuk duhet të ndikojë për të ardhmen dhe se ndeshja e futbollit në fund të fundit mbetet vetëm një lojë.

“Në Benfica kisha disa serbë në skuadër. Kuptohesha shumë mirë. Dilnim dhe hanim sëbashku, ishim kolegë,” tha Seferovic, përcjell albinfo.ch.

Në pyetjen nëse përballja kundër Shqipërisë në KE ishte më e vështirë Seferovic përgjigjet: “Me Shqipërinë ishte një çikë më e vështirë, mbi të gjitha për Granitin, i cili duheshte të luajë kundër të vëllait. Për mua ishte tërësisht normale atëherë. Kundërshtari im mund të jetë edhe Mali i Zi ose Kosova. Unë luaj futboll, dua të shënoj gola, të fitoj lojën. Aspekti politik, e cila futet nga jashtë, nuk më intereson fare.”

Zvicra dhe Serbia do luajnë pasnesër, 22 qershor me fillim në ora 20.