Sport

Sehar Fejzullahi në Grasshoppers

Fejzullahi 26 vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin tradicional të Cyrihut deri në përfundim të sezonit

Sehar Fejzullahi, lojtari shqiptar me përvojë nga superliga dhe liga e parë e Zvicrës, do të kthehet sërish në Superligë. Ai, nga FC Wil, skuadër kjo e Ligës së parë (Challenge Legue) avancohet në GC (Grasshoppers) të Cyrihut, që bën gara në superligën e Zvicrës.

Fejzullahi 26 vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin tradicional të Cyrihut deri në përfundim të sezonit.

Në tetë ndeshjet e luajtura në sezonin vjeshtor me FC Wil, shqiptari nga Kosova ka shënuar 2 gola.

Fejzullahi ka luajtur më parë edhe për përfaqësuesen zvicerane të juniorëve, ndërsa në superligë qe angazhuar për Vaduzin, në sezonin 2008-2009, për Winterthurin në vitin 2007 dhe për Aarau nga janari 2005 deri në qershor 2006.