Shqipëria

Sekretari për Azil tregon për masat që të ndalet emigrimi i shqiptarëve në Belgjikë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj është takuar sot me Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken.

Mësohet se palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit lidhur me frenimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit, përcjell albinfo.ch.

Në takim u diskutua për masa dhe iniciativa konkrete në të ardhmen në këtë fushë.

Ndërkohë, Xhafaj e falënderoi Francken për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.