Maqedonia
Sela thotë se nuk largohet nga koalicioni qeverisës
"Ne kemi marrë obligimet tona për të vazhduar reformat dhe për të qenë brenda për brenda qeverisë ajo pjesë e cila çdoherë do të alarmojë kur kjo Qeveri do të ngjajë me qeverinë e kaluar"
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se nuk do të largohet nga koalicionin qeverisës në Maqedoni ku bën pjesë edhe BDI-ja.
Edhe pse pasi humbi garë për Strugën, Sela kishte lënë të kuptohet se mund të largohej nga qeveria por tashmë ka hequr çdo dyshim. Sipas tij, subjekti që më së shumti e kërkon largimin e Selës nga Qeveria është BDI-ja e Ahmetit.
“Ne jemi pjesë e qeverisë sepse kemi marrë obligimet tona për të vazhduar reformat dhe për të qenë brenda për brenda qeverisë ajo pjesë e cila çdoherë do të alarmojë kur kjo Qeveri do të ngjajë me qeverinë e kaluar. Ne për momentin që flasim jemi pjesë e Qeverisë. I vetmi aktor politik brenda Qeverisë i cili dëshiron që Aleancën për Shqiptarët të mos e shohë më aty, që të mos e këtë në koalicion qeverisës është BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Këtë e kanë thënë vazhdimisht gjatë fushatës bile ka pasur konstatime që ASH ka dalë nga Qeveria”, ka thënë Sela.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën