CH-Ballkani

Selimi: Një nga të arrestuarit në Prishtinë, pjesëtar i BIA-s

Policia e Kosovës, bashkë me njësitin special, ka arrestuar mbrëmë në lagjen "Kalabria" në Prishtinë katër persona. Tre prej tyre kanë qenë të huaj, kurse një kosovar. Pas disa orë bastisjeje në vendbanimet e të dyshuarve janë gjetur armë dhe drogë.

 

Policia e Kosovës, bashkë me njësitin special, ka arrestuar mbrëmë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë katër persona. Tre prej tyre kanë qenë të huaj, kurse një kosovar. Pas disa orë bastisjeje në vendbanimet e të dyshuarve janë gjetur armë dhe drogë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se aksioni i djeshëm ishte në bashkëpunim me “Interpol”-in dhe ka shtuar se njëri nga të arrestuarit ka qenë anëtar i BIA-s. Mediat malazeze ndërkohë raportojnë se pas tre vjetësh në arrati, policia ka arrestuar malazezin Mario Miloseviq, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Radomir Durickoviqit nga Cetinja, që ka ndodhur më 10 tetor 2016. Bashkë me të është arrestuar edhe Dorde Paviceviq nga Nikshiqi, i cili ishte bashkë me Miloseviqin gjatë aksionit të policisë.

Paviçeviqi kishte ikur më 3 korrik 2018 nga një institucion mjekësor derisa vuante dënimin me burgim për rrëmbim dhe zhvatje, të kryer në qytetin Kotor më 15 shtator 2015. Këta dy malazezë të arrestuar, por edhe viktimat e tyre, sipas mediave malazeze, janë pjesë e dy bandave, lufta ndërmjet së cilave kishte filluar në Valencia të Spanjës para katër vjetësh, pas zhdukjes së një ngarkese me kokainë.