Sport

Serbët me premi të madhe që të mposhtin Skënderbeun

Skuadra serbe tashmë ka arritur në Shqipëri, me synim që të fitojë tre pikë edhe pse luan pa përkrahjen e tifozëve

Të enjten do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Skëndërbeut të Korçës dhe Partizanit të Beogradit në kuadër të Ligës së Evropës në fazën e grupeve.

Skuadra serbe tashmë ka arritur në Shqipëri, me synim që të fitojë tre pikë edhe pse luan pa përkrahjen e tifozëve.

Ndeshja ka marrë rëndësi të madhe dhe kryesia e klubit serb ka vendosur premi prej 130 mijë eurosh për futbollistët vetëm që të fitojnë këtë ndeshje.

Trajneri i mysafirëve, Miroslav Djukiç, e ka cilësuar ndeshjen si vendimtare në Grupin B.

“Është një ndeshje me peshë të madhe, pasi do të shohim sesi do të jetë situata e grupit. Nuk do të jetë e lehtë të fitojmë të dyja ndeshjet ndaj Skënderbeut, por në Elbasan do të shkojmë për të marrë fitoren. Në këtë përballje do të hedhim në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Duhet të mendojmë pozitivisht, të jemi të përqendruar gjatë të gjithë kohës dhe të luajmë pa frikë”, ka thënë Djukiq para ndeshjes.