Uncategorized

Serbët të tërbuar nga “provokimet” shqiptare

Përfaqësuesja serbe është duke u përgatitur qetë në vendpushimin bregdetar të Svetlogorskit, për misionin e ardhshëm të Kampionatit Botëror kundër Zvicrës. Para ndeshjes të së premtes, janë shfaqur provokime të dyshimta nga kampi zvicerano – shqiptar, të transportuara nga media individuale.

Përpara se të luhet ndeshja në grupe kundër Zvicrës, nga pikëpamja serbe vjen ndërhyrje “armiqësore”. Bëhet fjalë për thashetheme dhe provokime verbale nga ana e ndërkombëtarëve zviceranë me prejardhje shqiptare, shkruan “Watson”, përcjell Albinfo.ch.

Për shembull, flamuri i Kosovës në atletet e futbollistit Xherdan Shaqiri apo deklarata e tij e parrezikshme se ekipi i Petkoviqit meriton më shumë respekt. Por edhe provokimet nga pala shqiptare i kanë tërbuar mediat në Serbi.

Një provokim i tillë vjen nga “Albanian Soccer” nga Shqipëria, dy ditë para se të luhet ndeshja Zvicër – Serbi. Aty shkruhet:

“Shënoni në kalendarin tuaj 22 qershorin e 2018-ës, do të luhet ndeshja Zvicra (B ekipi i Shqipërisë) kundër Serbisë. Kjo ndeshje sigurisht do të jetë me tensione. #WorldCup T’ua bëjmë me dije serbëve se humbjen e kanë të regjistruar në ADN-në e tyre”.

Me këtë rast, edhe flamuri zviceran është ndryshuar sadopak.