CH-Ballkani

Serbia dhe Kroacia mbajnë frymën për dy ditë si pasojë e një shakaje të hidhur të Sheshelit

Një ultranacionalist dhe i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Vojislav Sheshel, ka kryer një shaka dhe Kroacia dhe Serbia kanë mbajtur frymën për dy ditë, shkruan “NZZ”.

Një skandal i tmerrshëm, padyshim: Një vizitë e kryeparlamentarit kroat me një delegacion të deputetëve serb në Beograd. Gjithçka shkoi për mrekulli dhe kroati foli për një “takim shumë të mirë” me kolegët serbë. Megjithatë, më vonë i akuzuari për krime lufte, Shesheli, i ka mësyrë parlamentit dhe ka djegur flamurin tringjyrësh të Kroacisë, përcjell albinfo.ch.

Tani shkon Dhëmb për Dhëmbë. Kroacia thrret ambasadorin e saj në vendin e vet. Vizita ndërpritet. Zemërimi është i madh dhe Zagrebi i dërgon një note proteste ambasadores serbe, e cila refuzoi ta pranonte.

Kryeministri kroat Andrej Plekovic ndërhyn dhe kërkon dënimin e incidentit të pahijshëm. Incidenti, sipas tij, “është një dritë e keqe për kombin serb”. Falja pa “nëse” dhe “por” për Vucicin e fuqishëm nuk pranohen, mendon vëzhguesi. Dhe mbi të gjitha: a përfaqëson Shesheli kombin serb?

Megjithatë më pas merr khtesë të papritur ngjarja: mediat zbulojnë se nuk ka asnjë dëshmitar të incidentit. Nuk ndodhet asgjë as nga video kamerat e parlamentit. Incidenti nuk kishte ndodhur– Sheshel e kishte sajuar atë. Ai në fakt është specialist i Fake-News, përpara se të zbulohej ky term. Në konferencën e tij të shtypit, Shesheli u tha gazetarëve: “Për mua është e pabesueshme,” filloi ai, “që të supozosh se ndodhi incidenti. Por sigurisht ai ka ndodhur. Por edhe nëse nuk ndodhi, pasojat janë të dukshme, apo jo? ”

Çfarë është tani skandali? Sigurisht jo Shesheli, por historitë e tilla që mbajnë frymën për dy ditë të dy fqinjëve.