Lajme

Serbia lobon fuqishëm kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Deri më 9 gusht emisarët special nga 27 shtete të parapara kanë vizituar 19 prej tyre në aksionin e lobimit diplomatik kundër kandidaturës së Kosovës

Serbia do të mundohet që ta pengojë në çfarë do mënyre anëtarësimin e Kosovës në UNESCO shkruan gazeta serbe “Novosti”.  Ajo njofton se për këtë, Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq e presidenti Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar që gjatë muajit shtator  të dërgojë emisar special në tetë shtete për të penguar Kosovën për tu bërë pjesë e kësaj organizate.

Kjo gazetë thekson se  deri më 9 gusht emisarët special nga 27 shtete të parapara kanë vizituar 19 prej tyre në aksionin e lobimit diplomatik kundër kandidaturës së Kosovës. Serbia para dy viteve ia pati dalë që të pengojë Kosovën për tu bërë pjesë e UNESCO-së.