CH-Ballkani

Serbia merr mbështetje nga Rusia për padinë kundër NATO-s

Bombardimet me uranium nuk janë të ndaluara, por të diskutueshme sipas ligjeve ndërkombëtare. Rrezatimi duhet të jetë 40 për qind të natyrës së uraniumit si element, shkruan media gjermane “neues-deutschland”.

Rusia do të mbështesë padinë e Serbisë kundër NATO-s. Bëhet fjalë për përdorimin e uraniumit gjatë bombardimeve në luftën e Kosovës dhe një mbështetje e tillë vjen nga deklarata e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Saharova.

Bombardimet me uranium nuk janë të ndaluara, por të diskutueshme sipas ligjeve ndërkombëtare. Rrezatimi duhet të jetë 40 për qind të natyrës së uranit si element, shkruan media gjermane “neues-deutschland”. Te diskutimi dhe të paraqiturit si viktimë, e motivon Serbinë për të ngritur padi penale kundër NATO-s.

Serbia merr si argument rritjen e tumoreve të shumta në vendin e saj pas viteve 2000. Sipas mjekëve serbë, kjo vjen si pasojë e bombardimeve të NATO-s.

Qeveria serbe ka ngritur edhe një komision të saj të përbërë nga biologë, kimistë dhe shkencëtarë të tjerë, të cilët duhet ta analizojnë në mënyrë të “pavarur” hetimin.
Shumica e serbëve janë për anëtarësimin e vendit në BE, por jo edhe në NATO.