Shkurt.ch

Seri mbrëmjesh informative mbi çiftet binacionale

Qendra profesionale për Integrim e Cyrihut  në bashkëpunim me IG Binational Zürich, organizon një seri aktivitetesh që merren me temën e realiteteve jetësore binancionale gjegjësisht me bashkëjetesën në mes të përkatësive etnike të ndryshme brenda familjeve.

Një seri e ngjashme e organizar votin e kaluar ka pasur jehonë të mirë dhe është vizituar nga një numër i konsiderueshëm i të interesuarve.

Mbrëmja e parë e kësaj serie mbahet të mërkurën më 7 tetor me fillim në orën 19.00. Ajo është titulluar „ Partneriteti binacional: Dëshirat dhe realiteti“.

Me këtë seri aktivitetesh u drejtohemi në mënyrë të veçantë partnerëve/eve vendës, zviceranë dhe partnerëve/eve të tyre të sjellë/a nga jashtë, thuhet në komunikatën e organizatorit.

Mbrëmjet informative mund t`u shërbejnë po ashtu edhe ekpsertëve nga fusha e arsimimit të mëtejmë në temat rreth migracionit, por në radhë të parë janë konceptuar për çiftet binacionale.

Referatet mbahen në gjuhën gjermane por është në dispozicion edhe përkthimi simultan në gjuhën angleze dhe spanjolle.

Pjesëmarja është pa pagesë dhe pa paralajmërim.

Mbrëmjet e radhës në këtë seri mbahen më 28 tetor, 17 nëntor, 24 nëntor dhe 1 dhjetor 2015.

 

Adresa: Stadthaus
Stadthausquai 17
8001 Zürich

Për informata më të hollësishme:  https://www.stadt-zuerich.ch/prd/de/index/stadtentwicklung/integrationsfoerderung/veranstaltungen_und_kurse/zwei-nationalitaeten—ein-zuhause.html