Shkurt.ch
Sërish një tren del nga binarët: Kësaj here në Bernë
Nuk ka informacione për persona të lënduar nga ky aksident. Ndërsa trenat që janë të prekur nga bllokimi me kohë të pacaktuar janë: ICE/TGV/RJ , EC/IC , IR , RE/D , S/SN/ dhe ARZ/EXT
Nuk ka kaluar ende as një javë nga dalja prej shinave e një treni në Stacionin Hekurudhor të Lucernit ndërsa sot një gjë e tillë ka ndodhur në Bernë!
“Stacioni Hekurudhor i Bernës është vetëm pjesërisht në funksion”, bën të ditur SBB/CFF (Ndërmarrja Federale e e Hekurudhave) në faqen e saj të internetit, përcjell albinfo.ch. Si shkaktar të kësaj gjendjeje SBB emërton daljen nga binarët të një treni ndërsa thotë se kohëzgjatja e kufizimit në qarkullim në këtë moment ende nuk mund të caktohet.
Po ashtu nuk ka informacione për persona të lënduar.
Treni që ka dalë nga binarët është i linjës S44 dhe qarkullonte nga Thuni drejt Sumiswaldit.
Trenat që janë të prekur nga ky bllokim me kohë të pacaktuar janë: ICE/TGV/RJ , EC/IC , IR , RE/D , S/SN/ dhe ARZ/EXT).
Pasagjerët duhet të llogarisin me vonesa dhe me mungesa të trenave në linja të caktuara.
Siç është njoftuar tashmë, dalja nga binarët e një treni javën e kaluar në Lucern ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një bllokim pothuaj të plotë të Stacionit Hekurudhor të Lucernit, që ka zgjatur katër ditë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?