Futboll

Sevilla e dëshiron Xhakën

Skuadra spanjolle është vënë pas mesfushorit kuqezi, Taulant Xhakës

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, është një ndër futbollistët më të dalluar te Baseli, por edhe në Kombëtaren shqiptare me shpirtin e tij luftarak.

Tani shërbimet e tij po i kërkon edhe skuadra e njohur spanjolle, Sevilla, shkruan “estadiodeportivo.com”.

Taulanti është duke shqyrtuar këtë mundësi sipas mediave spanjolle, përcjell albinfo.ch.

Ai ka qenë lider i Baselit në Superligën zvicerane dhe në garat ndërkombëtare dhe pas shumë vjetësh mund të ndërrojë ambient.

Sevilla tashmë ka filluar bisedimet me vëllain e Granit Xhakës, dhe që në verë t’i bashkohet skuadrës spanjolle.

Nëse marrëveshja do të finalizohej me sukses, ky do të ishte një hap i madh në karrierën e mesfushorit shqiptar.