Sport

Sezoni i fundit i Behramit në Angli

Është Sioni që e kërkon me ngulm në Zvicër, por edhe Udinese në Itali, duke u bazuar në përvojën e madhe që ka mesfushori shqiptar

Duket se ky është sezoni i fundit në kampionatin anglez. Mesfushori shqiptar, Valon Behrami ka oferta nga Zvicra dhe Italia, njofton albinfo.ch.

 

Është Sioni që e kërkon me ngulm në Zvicër, por edhe Udinese në Itali, duke u bazuar në përvojën e madhe që ka mesfushori shqiptar.

 

Behrami është nën kontratë me Watford dhe ende nuk ka folur për të ardhmen e tij, megjithatë vështirë se mund të qëndrojë edhe një vit në Angli, shkruajnë mediat e ndryshme ndërkombëtare.

 

Behrami ka përvojë të madhe, duke luajtur për Luganon, Genoan, Veronën, Lazio, West Ham United, Fiorentina, Napoli, Hamburg dhe tani Watford.

 

32-vjeçari është gjithashtu pjesë e rëndësishme në Përfaqësuesen e Zvicrës, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar.