Sport

Sfida e Skënderbeut

Skënderbeu do të përballet me Dinamon e Kievit, ku më shumë se 30 mijë shikues pritet të ndjekin sfidën në stadiumin e Dinamos

Skuadra e Skënderbeut do të ketë një test shumë të vështirë sonte, ku do të përballet me Dinamon e Kievit, shkruan albinfo.ch.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të grupeve në Ligën e Evropës, ku pjesë e këtij grupi janë edhe Partizani i Beogradit dhe Young Boys.

Takimi që fillon nga ora 19:00 do të jetë shumë i vështirë për skuadrën shqiptare. Dinamo është super favorit para kësaj përballe edhe pse korçarët shpesh kanë befasuar për të mirë.

Skënderbeu udhëton për rezultat pozitiv. Kjo është hera e dytë që Skënderbeu është pjesë e grupeve të Ligës së Evropës.