Sport

Sfidë e vështirë për Xhakën e Baselin

Baseli do të jetë mysafir i Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve

Të martën fillon faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, garës më prestigjioze për klube, shkruan albinfo.ch.

Kampioni i Zvicrës, Baseli do të ketë një test shumë të vështirë, ku do të jetë mysafire e Manchester Unitedit. Por, zviceranët edhe në të kaluarën kanë ditur të befasojnë ‘Djajtë e Kuq’, andaj gjithçka është e hapur.

Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka mund të luajë nga minuta e parë në këtë sfidë.

Ndërkohë, Olympiacosi i Besnik Hasit do të ndeshet me Sporting Lisbonën, në një grup shumë të vështirë, ku bëjnë pjesë edhe Barcelona dhe Juventus. Pikërisht të martën luhet sfida Barcelona-Juventus.