Sport

Shaqiri asiston në barazimin e Stokes

Stoke City ka barazuar si mysafir ndaj Brighton & Hove Albion me rezultat 2:2, në kuadër të xhiros së 12-të në Premier Leauge, transmeton albinfo.ch.

Pas një asistimi fantastik nga Xherdan Shaqiri të parët kaluan në epërsi  mysafirët me golin që e realizoi me lehtësi nga Choupo-Moting.

Ekipi i Shaqirit nuk arriti të mbante rezultatin, edhe pse dy herë kaloi në epërsi.

Mesfushori Xherdan Shaqiri u zëvendësua nga Peter Crouch në minutën 73.

Pas këtij barazimi Stoke City ka grumbulluar 13 pikë dhe gjendet në pozitën e 15-të në tabelë.