Sport

Shaqiri asiston në fitoren e Stoke Cityt

Pas tri humbjeve rresht, Shaqiri udhëhoqi ekipin e tij në fitoren e parë në pesë ndeshjet e fundit

Xherdan Shaqiri ka treguar sërish talentin e tij në futboll duke bërë një superasist në fitoren e skuadrës së tij Stoke City.

Pas tri humbjeve rresht, Shaqiri udhëhoqi ekipin e tij në fitoren e parë në pesë ndeshjet e fundit duke realizuar një superasist për Mame Dioufin, shkruan Albinfo.ch.

Asisti i Shaqirit erdhi në minutën e 69-të me ç’rast u vulos fitorja 2 me 0 ndaj Huddersfieldit në xhiron e 24-të të Premier Ligës.

Në sezonin e ri, Shaqiri ka katër gola të shënuar dhe gjashtë asistime.