Sport

Shaqiri bëhet me trajner të ri te Stoke

48-vjeçari Paul Lambert ka zënë vendin e kryetrajnerit duke nënshkruar kontratë dy vjet e gjysmë me ekipin e ri

Stoke City, skuadra e Xherdan Shaqirit, ka konfirmuar trajnerin e ri pas largimit të Mark Hughesit.

48-vjeçari Paul Lambert ka zënë vendin e kryetrajnerit duke nënshkruar kontratë dy vjet e gjysmë me ekipin e ri, shkruan Albinfo.ch.

Stoke City deri tani ka kaluar në formë të dobët. Pas 22 ndeshjeve, ekipi i yllit shqiptar ka vetëm 20 pikë dhe është në pozitën e 18-të, që në fund dërgon në rënie nga Premier Liga.