Sport

Shaqiri dhe Mandzukic përshëndesin lirimin e Gotovinës?

Pas golit të shënuar për FC Bayern, futbollisti kroat Mario Mandzukic thuhet të ketë përshëndetur publikun me një përshëndetje ushtarake. Dhe jo vetëm ai, pro ngjashëm paska përshëndetur edhe Shaqiri ynë!

Sipas portalit 20munuten.ch kjo përshëndetje i është dedikuar lirimit nga Haga të dy gjeneralëve kroatë të luftës, Ante Gotovina dhe Mladan Markac.

Të ballafaquar me mediet, të dy futbollistët e hedhin poshtë këtë spekulim.

“Mandzukic thotë: “Jam i dëshpëruar me atë çka është dashur të nxirret nga një pe¨rshëndeteje e publikut. Kjo nuk ka të bëjë fare me politikën. Unë, thjesht, kam vrapuar nga tribunat dhe i kam përshëndetur tifozët tanë.

Ndërsa Shaqiri shprehet: “Unë as që di ndonjë gjë për ndonjë gjeneral nga Kroacia. Unë vetëm e kam parë Marion dhe, thjesht, i jam bashkuar në festimin e golit”.