Sport

Shaqiri e mohon lidhjen, fotot tregojnë të kundërten

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri është fotografuar në një restorant në Milano, teksa argëtohej me modelen italiane, Angelica

Ka afro tri javë që Xherdan Shaqiri banon në Milano, dhe mënjëherë përfundon në faqet e paparacëve të mediave italiane. Futbollisti shqiptar i përfaqësues Zvicerane është zënë “mat” në një restorant të Milanos, i shoqëruar nga modelja italiane Angelica, në pozicione mjaft intime, e cila shihet se përveç se e shtrëngon yllin e “Interit” edhe e përqafon.

Që nga transferimi i Shaqirit në “Inter” emisioni Italian “Tiky spay” kanë folur për lidhjen e tij të mundshme me modelen italiane. Edhe pse fotografit e çiftit kanë qarkulluar nëpër të gjitha mediat evropiane. Shaqiri ka reaguar duke mos e pranuar lidhjen: “Nuk e kam vënë re se jam duke u fotografuar”, ka thënë ai për gazetën “Blick” dhe më pas ka shtuar: “Shokët mi e kanë sjell atë vajzë në takim. Angelica nuk është e dashura ime”. Të njëjtën gjë, Shaqiri e ka mohuar edhe përmes faqës së tij zyrtare në “Facebook”: “Jam single. Faleminderit”.

Sidoqoftë, ditëve në vazhdim mund të kuptojmë se a bëhej fjalë vetëm për një takim shoqërorë apo do të zbulohen sërish takime mes tyre!