Futboll

Shaqiri falenderon Stoke City-n, pret që e ardhmja të jetë e kuqe në Liverpool

Xherdan Shaqiri ka shprehur mirënjohje për ekipin që la Stoke City-n, për tiu bashkangjitur Liverpool-it.

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri i cili njëkohësisht është edhe lojtar i kombëtares zvicerane, ka falënderuar ekipin e Stoke City-t për mundëinë që i ka dhënë atij.

“Unë dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar të gjithë mbështetësit e Stoke City, shokët e ekipit dhe stafin tim, për mundësinë për të ardhur në Angli dhe tre vite të mrekullueshme në klub. Edhe pse në fund të fundit, sezoni i fundit përfundoi me trishtim të tillë, nuk kam asnjë dyshim se klubi do të kthehet në Premiere League në të ardhmen e afërt. Gjithmonë do të kem një vend për Stoke në zemrën time”, ka shkruar Shaqiri në llogarinë e tij në “Instagram”.

Ai ka shkruar edhe për ekipin e tij me të cilin ka nënshkruar kapitullin e ri të karrierës së tij.

“Pres që e ardhmja ime të jetë e kuqe”, ka shkruar Shaqiri

Xherdan Shaqiri gjatë ditës së djeshme i është bashkangjitur klubit të Liverpool-it.

Tifozët “The Reds” (të kuqt), i kanë shprehur mirëseardhje Shaqirit në Liverpool.