Futboll

Shaqiri falënderon tifozët për mikpritjen e ngrohtë në SHBA

Xherdan Shaqiri i kishte impresionuar 100 mijë tifozët në stadium me një super gol

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka falënderuar tifozët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mikpritjen që i kanë bërë, shkruan “Daily Star”.

Shaqiri debutoi për nënkampionët e Evropës, pikërisht në ndeshjen ndaj Manchester United në “International Champions Cup”, ku “Të Kuqtë” fituan 4:1.

Shaqiri shënoi golin e katërt, por më të bukurin e kësaj ndeshje dhe në këtë turne, të paktin deri më tani, përcjell albinfo.ch.

“Krenar të bëj një debutim si ky për Liverpoolin. Falënderime të mëdha për tifozët në Amerikë për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar Shaqiri.

Ai shënoi një gol në stilin gërshërë, duke i magjepsur 100 mijë tifozët e pranishëm në stadium.

Shaqiri së fundi është përfshirë në një polemikë me vëllezërit Neville, që e kishin akuzuar atë se nuk ka bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar Stoke Cityn, që të mos bie nga Premierliga.