Sport

Shaqiri, i motivuar për sezonin e ri

“Sigurisht se në sezonin e ri presim që të jemi më të mirë se vitin e kaluar, sepse kur shihni cilësinë e ekipit e kuptoni se jemi më të mirë se vitin e kaluar. Ne duam të fillojmë më mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka thënë edhe një herë se do të qëndrojë në Stoke City, derisa në një intervistë për faqen e klubit ka thënë se mezi pret sezonin e ri, përcjell albinfo.ch.

“Ne përpiqemi çdo vit për të qenë më të mirë. Sigurisht se në sezonin e ri presim që të jemi më të mirë se vitin e kaluar, sepse kur shihni cilësinë e ekipit e kuptoni se jemi më të mirë se vitin e kaluar. Ne duam të fillojmë më mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Shaqiri.

Ylli shqiptar është i bindur se mund të kenë një sezon më të mirë. “Jam i bindur se do të kemi më shumë suksese, por duhet të fillojmë sezonin më mirë”, theksoi tutje ylli shqiptar.

Xherdan Shaqiri kishte një sezon gjithashtu me shumë lëndime, por beson se në sezonin e ri, do të jetë më i mirë në fushë.