Sport

Shaqiri, i shumëkërkuar në Angli

Njëra nga skuadrat që po kërkon mesfushorin shqiptar është Southampton, ku trajner është emëruar Mark Hughes

Xherdan Shaqiri po shkëlqen në këtë sezon në Premierligën angleze, derisa e kundërta po ndodh me skuadrën e tij Stoke City.

Njëra nga skuadrat që po kërkon mesfushorin shqiptar është Southampton, ku trajner është emëruar Mark Hughes, përcjell albinfo.ch.

Hughes e kishte transferuar futbollistin shqiptar në Stoke, dhe është një admirues i madh i lojës së tij.

Southampton pritet të ofrojë 15 milionë euro për Shaqirin, aq sa ishte transferuar nga Interi në Stoke, derisa më parë ka luajtur edhe për Bayernin dhe Baselin.

Gjithashtu edhe Everton dhe Newcastle United po kërkojnë Shaqirin, i cili ka shënuar shtatë gola këtë sezon.