Sport

Shaqiri i siguron Zvicrës fitoren, 2:1

Kombëtarja e Zvicrës në futboll ka mundur Tunizinë me rezultatin 2 : 1 në ndeshjen që ka zhvilluar si mysafire. Me këtë rezultat të arritur, Zvicra përmbyll vitin 2012 me fitore.

Golin e parë dhe avancimin me 1:0 e ka realizuar Derdiyok, në minutën 40, me një shënim të realizuar me kokë. Pas një dështimi të kapitenit të skuadrës zvicerane, Inler, në minutën 59, vendësit barazojnë përmes një goli të shënuar nga Dhaouadi.

Është dashur të kalonin edhe afër 40 minuta, që në vazhdimin e ndeshjes, në minutën 96 Zvicra të festonte fitoren. Dhe, ka qenë Shaqiri ai i cili ka shënuar golin e fitores, 2:1.

Nga futbollistët shqiptarë ka luajtur, nga minuta e parë kanë luajtur Shaqiri, Xhemaili dhe Xhaka. Xhemaili është zëvendësuar në minutën e 46 nga Behrami ndërsa Xhaka, në të 72-ën nga Khalifa.