Sport

Shaqiri ia nxjerr “veten prej qejfit” Rooney-t me kompani

"Viva la Kosovo" ka shkruar "Gazzetta dello Sport" për lojën e mrekullueshme të Shaqirit bë ndeshjen FC Basel-Manchester United

mediet zvicerane, pas ndeshjes së të mërkurës, të cilën FC Basel e fitoi ndaj Manchester Unitedit anglez sjellin jehonën që kësaj ndeshje i është bërë në shtypin e huaj. Keshtu NZZ transmeton vlerësimet që gazetat italiane, franceze dhe britanike kanë dhënë kryesisht për atë që e kanë quajtur hero të mbrëmjes, shqiptarin Xherdan Shaqiri.

„Viva la Kosovo” ka shkruar “Gazzetta dello Sport” e Italisë duke iu referuar lojës së mrekullueshme të Shaqirit bë ndeshjen FC Basel-Manchester United, të luajtur të mërkurën.

Ndonëse “xhuxhi magjik” nuk shënoi asnjë gol, ai ishte që i bëri gati të dy golat e shënuar nga Streller dhe Frei. Ndërsa edhe gazeta franceze “L`Equipe” si hero të mbrëmjes e kurorëzon po ashtu Shaqirin, i cili ua ka “nxjerrë veten prej qejfit” edhe yjeve si Roony dhe Nani.

Duke shkruar titullin “Viva la Kosovo”, gazeta sportive e Italisë ka parasysh prejardhjen e “të voglit të jashtëzakonshëm” siç e quan ajo Xherdan Shaqirin. Po ashtu edhe gazeta franceze thotë se Shaqiri i ka shkaktuar mbrojtjes së Manchesterit “tortura të vërteta” përgjatë 90 minutave me driblimet dhe shpejtimin e lojës.

Ndërkaq, mediet angleze të dëshpëruara pas ndeshjes vënë në pah vetëm humbjen e Mancehster United dhe nuk merren me fitoren e FC Basel, skuadër kjo që, sipas tyre nuk është as përafërisht e kategorisë së Manchesterit.

Megjithatë edhe këto medie nuk munden pa lavdëruar Shaqirin dhe Xhakën. Kështu, “Times” shkruan: “Kur ata në Old Trafford po humbin me rezultat 0:2, dukeshin të pashpresë. Por prej atëherë, ata (lojtarët e Baselit) së bashku me klasin e Shaqirit dhe të Xhakës kanë filluar të tregojnë vullnet të pathyeshëm.