Sport
Shaqiri, lojtari që duhet të përcillet në Evropian
“Shaqiri shihet si shpresë e madhe për Zvicrën dhe futbollin evropian. Ai ka cilësi, fuqi dhe është i aftë të vendosë një ndeshje
Xherdan Shaqiri u prit me interesim të madh në Stoke City. Tifozët e kësaj skuadre u ndanë shumë të kënaqur që ai erdhi, edhe pse u përballë me lëndime dhe kanë pritur sigurisht më shumë.
Megjithatë, tifozët e kësaj skuadre e kanë renditur në mesin e 50-të lojtarëve që duhet të përcillen në Kampionatin Evropian të futbollit, që gjatë verës zhvillohet në Francë, shkruan albinfo.ch.
“Shaqiri shihet si shpresë e madhe për Zvicrën dhe futbollin evropian. Ai ka cilësi, fuqi dhe është i aftë të vendosë një ndeshje. Edhe pse nuk e ka treguar tërë potencial, mbani sytë hapur në të. Ndoshta do të shkëlqejë në Francë. Ai shënoi tre gola ndaj Hondurasit në Kampionatin Botëror në Brazil më 2014. Ai mund të udhëheq ekipin e tij larg në garë”, shkruajnë tifozët për të.
Shaqiri u transferua nga Inter në Stoke City për 12 milionë funte dhe ka treguar se është një lojtar shumë cilësor. “France Football” kështu shkruan për të. “Ai kishte disa paraqitje të mira, sidomos në shkurt dhe mars, kur shënoi gol dhe bëri dy asistime në tri ndeshje radhazi, por më pas ishte I heshtur. Ai ka shënuar tre gola dhe gjashtë asistime në 25 paraqitje në Premierligë. Ai gjithashtu ishte i lënduar dhe kjo ka ndikuar në paraqitjet e tij”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?