Sport

Shaqiri më i mirë se Januzaj

Të dy yjet shqiptarë ishin që nga fillimi në këtë takim, derisa skuadra e Shaqirit shënoi fitore me rezultat 3:1

 

 

Xherdan Shaqiri pas një kohe është rikthyer nga titullar për skuadrën e Stoke Cityt në Premierligë. Shaqiri nisi ndeshjen nga fillimi në takimin kundër Sunderlandit, ku titullar ishte edhe mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, shkruan albinfo.ch.

Të dy yjet shqiptarë ishin që nga fillimi në këtë takim, me Shaqirin lëshoi fushën në minutën e 89-të.

Skuadra e Stoke Cityt fitoi takimin me rezultat prej 3:1. Marko Arnautoviq shënoi dy herë, kurse Peter Crouch njëherë. Defoe shënoi golin e vetëm te Sunderlandi.

Stoke pas kësaj fitore mban vendin e nëntë me 27 pikë, kurse Sunderlandi renditet në vendin e parafundit me 15 pikë.

Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit shënoi fitore ndaj Swanseas në udhëtim me rezultat 4:0.

Ndërkohë, në Itali, mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili i ka siguruar tri pikë skuadrës së tij, duke shënuar golin e vetëm përballë Crotones.