Sport

Shaqiri në St. Gallen, mundësi e artë për fëmijët të takojnë yllin shqiptar

Në këtë grumbullim, prindërit e interesuar kanë mundësi t’i dërgojnë fëmijët e tyre për një përvojë të paharruar, dhe të takojnë yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili me sukses luan për Stoke Cityn në Angli dhe Përfaqësuesen e Zvicrës

Shkolla e Futbollit Priosoccer e Xherdan Shaqirit nga 16 deri më 20 prill të vitit të ardhshëm do të mbajë grumbullim në St. Gallen, shkruan albinfo.ch.

Grumbullimi organizohet në bashkëpunim me klubin shqiptar në Zvicër, KF Dardania St. Gallen.

Në këtë grumbullim, prindërit e interesuar kanë mundësi t’i dërgojnë fëmijët e tyre për një përvojë të paharruar, dhe të takojnë yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili me sukses luan për Stoke Cityn në Angli dhe Përfaqësuesen e Zvicrës.

Kështu fëmijët përveç që do të kenë mundësi të stërvitin këto ditë, do të kenë mundësi të takohen edhe me yllin shqiptar të futbollit.