E-Diaspora

Shaqiri nuk do të luajë kundër Greqisë

Trajneri i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld nuk do të llogarisë në futbollistin kosovar, Xherdan Shaqiri në ndeshjen miqësore kundër Greqisë, që luhet më 6 shkurtë

Xherdan Shaqiri (21) nuk do të marrë pjesë në stërvitjet për ndeshjen që do të luhet të mërkurën në Greqi. Trajneri i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld ka thënë për Blick se ka kontaktuar me Heynckes Jupp dhe se Xherdan definitivisht mbetet jashtë loje.

Xherdan Shaqiri është lënduar  gjatë stërvitjeve të javë së kaluar. Ai do të mungojë edhe nesër me Bayernin në Mainz. Javën e ardhshme kundër Schalke mund t’i kthehet sërish lojës.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka ftuar edhe tre futbollistë shqiptarë për ndeshjen miqësore kundër Greqisë. Hitzfeld ka ftuar mesfushorët Valon Behrami, Granit Xhaka dhe sulmuesin Admir Mehmedi. Ai ka lënë jashtë Blerim Xhemajlin që është ftuar rregullisht deri më tash.

Behrami, Shaqiri e Xhaka janë titullarë të padiskutueshëm te Zvicra, ndërsa Mehmedi kryesisht aktivizohet si zëvendësues. Behrami ka 38 ndeshje e 2 gola për Zvicrën, Shaqiri 24 ndeshje e 7 gola, Xhaka 15 ndeshje e 3 gola, ndërsa Mehmedi 13 ndeshje e 1 gol.