Sport

Shaqiri nuk e harron Kosovën

Futbollisti i njohur shqiptarozviceran, Xherdan Shaqiri ka prezantuar në Facebook një palë këpucë sportive të reja të NIKE’s.

Në postimin e tij në Facebook  shihet në njërën këpucë flamuri i Kosovës dhe në tjetrën ai i Zvicrës, duke harruar këtë herë atë të Shqipërisë

Ky veprim i Shaqirit  është kritikuar në rrjetet sociale dhe është komentuar nga mediat shqiptare.

Shaqiri dashurinë e tij për Kosovën e ka treguar edhe më parë, gjatë finales së Ligës së Kampionëve me Bayern-in, ku pas triumfit kishte valëvitur flamurin e Kosovës dhe Zvicrës nëpër tërë stadiumin.

 

12654689_951400138269597_4788826300017063006_n