Fotolajmi

Shaqiri pas ndeshjes: Nuk bëhet fjalë për politikë, ja çfarë thotë për fishkëllimat

Çfarë dëgjohej aty, ishte e pabesueshme. Ne thjesht kërkonim të kemi paraqitjen tonë të mirë. Nuk bëhet fjalë për politikë, por për futboll.

Xherdan Shaqiri pas lojës për SRF: «Ne treguam moral të lartë dhe e merituam fitoren. Që nga mua pritet më shumë, nuk është diçka e re. Jam i kënaqur me paraqitjen. Në këto ndeshje të mëdha duhet të tregosh veten. Dhe ne ishim si skuadër atje. Jam tepër i gëzuar, që e shpërbleva skuadrën me një gol fitoreje. Për fishkëllimet kundër meje? Çfarë dëgjohej aty, ishte e pabesueshme. Ne thjesht kërkonim të kemi paraqitjen tonë të mirë. Nuk bëhet fjalë për politikë, por për futboll.”